Presidentja Vjosa Osmani është takuar këtë të hënë me komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojevën.
Osmani theksoi se Agjencia për Informim dhe Privatësi, në krye të së cilës është zgjedhur pak kohë më parë Sogojeva, është institucion i rëndësishëm shtetëror, i cili e mbron të drejtën e pakontestueshme të qytetarëve të vendit për privatësi.
“Si e tillë, kjo agjenci do ta ketë përkrahjen e institucioneve të Kosovës, në mënyrë që të sigurohemi se ajo do ta kryejë punën në përputhje me ligjin dhe me mandatin që e ka, që qytetarët e vendit të përfitojnë nga puna e saj” është thënë në njoftimin e presidencës.
Ndërsa komisionerja e sapozgjedhur për Informim dh e Privatësi Sogojeva, e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe e siguroi atë se do të bëjë gjithë ç ‘është në dorën e saj që ta fuqizojë rolin e agjencisë, në mënyrë që agjencia të sigurojë mbrojtje të plotë të privatësisë së qytetarëve të republikës.
-
Presidenca hap faqet e reja zyrtare: Institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale
-
Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet
-
Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë
-
Presidentja kërkon që të numërohet saktë çdo votë
-
Osmani për takimin me shefin e CIA-së: Aleanca me SHBA-në garancë për siguri