Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenca hap faqet e reja zyrtare: Institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale

Presidenca e Kosovës

Presidenca ka njoftuar se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, duke potencuar se ato të mëhershmet janë marrë nën  administrim nga zyra e ish-presidentes, Vjosa Osmani.

Në një njoftim në Facebook në faqen “Presidenca e Republikës së Kosovës” thuhet se institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale, duke shtuar se ato duhet të kenë komunikim të qëndrueshëm dhe me vijimësi, në shërbim të qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Presidenca e Republikës së Kosovës njofton se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së komunikimit me qytetarët. Pas përfundimit të mandatit të Presidentes së mëparshme, profilet ekzistuese janë marrë në administrim nga zyra e saj dhe nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të Presidencës. Institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale, ato duhet të kenë komunikim të qëndrueshëm, të qartë dhe me vijimësi, në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se profilet e reja zyrtare do të administrohen drejtpërdrejt nga institucioni i Presidencës dhe do të shërbejnë si burimi i vetëm i informacionit zyrtar nga ky institucion.

“Ky hap siguron që komunikimi zyrtar të mbetet i lidhur me institucionin, duke ruajtur dhe garantuar vazhdimësinë institucionale në funksion të informimit të qytetarëve.  Profilet në rrjetet sociale janë pronë e Presidencës dhe do të mbeten në përdorim të institucionit më të lartë të shtetit, pavarësisht se kush ushtron funksionin e Presidentit/es”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të mandatit të ish-presidentes Osmani, faqet online me të cilat ka shërbyer gjatë mandatit të saj, janë kthyer si faqe personale.

Çitaku për rrjetet sociale të Presidencës: Inate provinciale, tallje me qytetarët

1 muaj më parë / 7 pri 2026 21:42
Vlora Çitaku

Foto: Arkiv

Photo: Driton Paçarada

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur “tallje” njoftimin se zyra e ish-presidentes Vjosa Osmani ka marrë nën administrim profilet zyrtare në rrjetet sociale. 

Çitaku ka thënë se ish-presidentja dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, po tallen me qytetarët. 

“Pashë Zotin, a për llogari të Facebook-ut dhe Tëitter-it po bëni beteja? Kjo është tallje me qytetarët. Hajgare koti. Inate provinciale. Po punë e madhe kush e ka Facebook-un. Punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike. Punë vërtetë e madhe janë rrogat e ulëta, që i kanë sjellë punëtorët tanë në prag të varfërisë. Pensionet poshtëruese, me të cilat nuk përballohen as ilaçet”, ka shkruar ajo në Facebok.

Presidenca ka njoftuar se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, duke potencuar se ato të mëhershmet janë marrë nën administrim nga zyra e ish-presidentes, Vjosa Osmani. Në një njoftim në Facebook në faqen “Presidenca e Republikës së Kosovës” thuhet se institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale, duke shtuar se ato duhet të kenë komunikim të qëndrueshëm dhe me vijimësi, në shërbim të qytetarëve.