Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani, ka publikuar një udhëzues për dalje nga kriza në veri të Kosovës.
Udhëzuesi përmban nëntë pika, për të arritur, siç ka thënë Osmani, shtensionimin dhe normalizimin, paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin në Kosovë.
Pikë e parë e këtij udhëzuesi është që Kosova dhe Serbia të rikonfirmojnë zotimet për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit e të aneksit të Ohrit. Në pikë të dytë në udhëzues është propozuar që Kosova të tërheqë njësitet speciale të Policisë, e Serbia të heqë alarmin për gatishmëri luftarake. Në pikë të tretë është propozuar që Policia, me ndihmën nga KFOR-i e EULEX-i të menaxhojnë sigurinë në terren.
Anulimi i protestave, rikthimi i funksionalizimit dhe shërbimeve komunale, vazhdimi i jetës normale dhe garantimi i qasjes për punonjësit komunalë, janë përmendur në pikën e katërt të propozimit.
Në pikë të pestë është thënë që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri duhet të dorëhiqen gjatë verës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.
Zgjedhjet e parakohshme është propozuar të mbahen sivjet.
Edhe
Kryeziu për Bujar Osmanin: E sheh Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë
OSBE-ja ka thënë se përkrah procesin zgjedhor dhe rritjen e mirëbesimit në mes të komuniteteve, që të angazhohen të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit dhe që të zbatohen me mirëbesim dispozitat e dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë, si pikat 7, 8 dhe 9.
?@OSCECiO Roadmap: 9 Steps for De-escalation & Normalisation
— Bujar Osmani (@Bujar_O) June 3, 2023
➖Achieving durable peace & stability in #Kosovo: Ways ahead for returning & participation of Kosovo Serbs in t/ democratic processes
1. Kosovo & Serbia reaffirm commitment to t/ basic agreement & #OhridProtocol.(1/4)
-
Osmani pret edhe hapa të tjerë pas tërheqjes së policisë nga objektet komunale në veri
-
OSBE-ja i quan zhgënjyese thirrjet e Listës Serbe për bojkot: Serbët vendosin vetë
-
Osmani konfirmoi kërkesat e ndërkombëtarëve për Planin, dyshime pse s’u reagua kur u publikua
-
GNK: Kosova të bashkëpunojë me KFOR-in për çmilitarizim të veriut