Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka dënuar sërish aktet e dhunës që ndodhën dje në protestën e opozitës para Parlamentit të Shqipërisë.
Me anë të një deklarate zyrtare, OSBE thekson se politikanët duhet të distancohen nga dhuna dhe të vetëpërmbahen.
“Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë.
Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta”, thekson OSBE.
-
BE-ja në Tiranë dënon dhunën në protesta: Protestuesit të tregojnë vetëpërmbajtje
-
BE i bën thirrje Shqipërisë: Urgjent dialog
-
BE dënon dhunën në protestën e djeshme në Tiranë
-
Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri
-
Dhuna në protestat në Shqipëri, Begaj u bën thirrje palëve për vetëpërmbajtje