Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon tryezën dyditore për të diskutuar për barazinë gjinore dhe rëndësinë e angazhimit të burrave për promovimin e saj.
Drejtorët rajonalë të policisë dhe komandantët e stacioneve, së bashku me përfaqësues të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës dhe Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore do t’i rivlerësojnë rolet gjinore në Kosovë, do të diskutojnë për stereotipet dhe normat gjinore dhe se çfarë mund të bëjnë burrat dhe gratë për ta tejkaluar pabarazinë.
Ata, po ashtu, do të dalin me një numër rekomandimesh për punën e ardhshme rreth barazisë gjinore brenda Policisë së Kosovës.
Ambasadori Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, si dhe Taibe Canolli nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës do të mbajnë fjalime hyrëse.
-
Oficerët e Policisë avokojnë për barazi gjinore
- Nga parimet në vepra: Përmbushja e premtimit të Kosovës ndaj grave dhe vajzave
-
Gratë ende përballen me diskriminim në tregun e punës, financa dhe pronë
-
Osmani në OKB: Gratë në Kosovë, me rol të jashtëzakonshëm në procese të paqes e sigurisë
-
Osmani: Integrimi i grave dhe vajzave synim i përditshëm i yni