Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja Fol dhe Iniciativa për Progres i kanë bërë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të garantojë përfaqësim gjinor në përbërje me rastin e votimit për anëtarin e ri në këtë institucion.
Këto organizata joqeveritare bënë thirrje që të respektohet Ligji për KPK-në, duke u përfaqësuar ky institucion me së paku tri anëtare gra.
“Pas shpalljes së konkursit për pozitën e anëtarit të KPK-së nga radhët e prokurorëve të PSRK-së, garës i janë nënshtruar prokurori Milot Krasniqi dhe prokurorja Habibe Salihu. Në zgjedhjet e mbajtura më 15 mars 2024, prokurori Krasniqi ka arritur të marrë 10 vota, ndërsa prokurorja Salihu tri vota. Kurse, dy vota ishin shpallur të pavlefshme. Në procesin zgjedhor morën pjesë 15 prokurorë të PSRK-së. IKD, FOL dhe INPO i bëjnë thirrje KPK-së që të respektojë Ligjin për KPK dhe Rregulloren përkatëse për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë, kjo me qëllimin e vetëm që të sigurohet përfaqësimi gjinor siç kërkohet me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e tyre.
Ojq-të kanë thënë tutje se sipas Raportit të Progresit, Kosova ende ka përqindje të ulët të grave gjyqtare dhe prokurore, në krahasim me shumicën e vendeve të tjera evropiane. Aty u theksua se pabarazia gjinore është më e theksuar në pozitat drejtuese.
Ndryshe, pabarazia gjinore më e theksuar shprehet në pozitat udhëheqëse. Përqindja e grave në pozitat udhëheqëse nuk është ekuivalente me përqindjen e përgjithshme të grave prokurore në sistemin e drejtësisë. Kjo pasi, nga dhjetë pozita të kryeprokurorëve në vend, pozitën e kryeprokurorëve e mbajnë vetëm prokurorët burra. Pra, asnjë nga to nuk udhëhiqet nga gratë. Mbi bazën e të lartcekurave, IKD, FOL dhe INPO i rekomandojnë KPK-së që me rastin e votimit për anëtarin e ri të KPK-së nga radhët e PSRK-së, të zgjedhë prokuroren Habibe Salihu si anëtare të re të KPK-së, në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi gjinor së paku tri anëtare gra në përbërjen e KPK-së. Në të kundërtën, KPK do të veprojë në kundërshtim me Ligjin për KPK, Rregulloren përkatëse, Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe me standardet dhe praktikën e krijuar nga vetë ajo deri më tani”, thuhet tutje në reagimin e IKD-së, FOL-it dhe INPO-s.
-
IKD: Qalaj po e bllokon zbatimin e reformës në KPK
-
BE-ja dhe Ambasada Britanike i bëjnë thirrje KPK-së të mos pengojë reformën në drejtësi
-
Kastrati për përplasjet në KPK: Reforma që fillon nga janari duket se s’po u pëlqen të gjithëve
-
BE-ja e shqetësuar për zhvillimet në KPK, tri OJQ kërkojnë ndërhyrjen e gjykatës
-
IKD, FOL dhe INPO: Veprimet e pesë anëtarëve në KPK, tendencë për bllokimin e reformës