Bashkatdhetarët tanë nga Suedia, Xhafer Balaj dhe Xhafer Latifi, në bashkëpunim me organizatën suedeze “HumanBridge”, kanë ndihmuar të mërkurën QKMF-në e Mitrovicës me pajisje dhe material shpenzues me vlerë mbi 100.000 euro .
Ky donacion ishte i përberë kryesisht nga karroca për persona me aftësi të kufizuara, rolatorë/shëtitore, lodra për fëmijët e Handikos-it, karrige të banjës, tavolina speciale, shtretër, tavolina gjinekologjike etj.
Vlen të theksohet se pjesa kryesore e pajisjeve priten të shpërndahen tek Handikosi në Mitrovicë, pastaj një pjesë do t’u dhurohet QKMF-së në Mitrovicë, ndërsa pjesa tjetër do t’i dhurohet QKMF-së në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
QKMF-ja në Obiliq pranon pajisje mjekësore donacion me vlerë rreth 150 mijë €
-
Mitrovica shpërndan pajisjet e dhuruara nga bashkatdhetarët në Norvegji e Suedi
-
‘Islamic Relief Kosova’ ndihmon QKMF-në e Mitrovicës me pajisje në vlerë mbi 353 mijë dollarë
-
Mitrovica ndihmon Prishtinën me pajisje për personat me aftësi të kufizuara
-
Mërgimtarët ndihmojnë shëndetësinë në Mitrovicë