Përmes një donacioni të organizatës “Islamik Relief Kosova”, është ndihmuar QKMF e Mitrovicës me pajisje dhe material shpenzuese me vlerë prej 353.758 dollarë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Vlera e tregut mendohet të jetë disa herë më e lartë dhe do të furnizoje rrjetin e QKMF Mitrovicës me një pjesë të madhe të materialit shpenzues për së paku 2-3 vite. Donacioni është dhuruar nga “Globus Relief” ne SHBA përmes ‘Islamic Relief Kosova’”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe rastin e pranimit të donacionit pjesëmarrës ishin kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, drejtori për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani, si dhe përfaqësuesit e donatorëve “Globus Relief ” dhe “Islamic Relief Kosova”, Ramadan Berisha dhe Blerim Gashi.
Bahtiri, ka falënderuar organizatën “Islamic Relief Kosova”, për ndihmën e vazhdueshme që kjo organizatë po jep për Mitrovicën.
“ Më lejoni që ne emër tim dhe në emër të qytetarëve të komunës së Mitrovicës të ju falënderoj për veprimet e juaja humane të treguar në vazhdimësi, duke mundësuar kështu realizimin e dhjetëra projekteve në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Bahtiri.
Edhe drejtoresha Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, falënderoi donatorët duke e cilësuar si shume te rëndësishme këtë donacion jo vetëm për shëndetësinë primare por edhe atë sekondare, meqenëse sektori i shëndetësisë duhet të këtë gjithmonë prioritet dhe veprimet e tilla janë për t’u përgëzuar.
Një pjesë e madhe e donacionit do të furnizojë QKMF Mitrovicën, përfshirë këtu 10 Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe 13 Ambulantët e Mjekësisë Familjarë aty ku ka nevojë, ndërsa pjesa tjetër e donacionit që është specifik për nivelin dytësore, Drejtoria e Shëndetësisë do t’ia jap Spitalit Rajonal të Mitrovicës