Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shërbimi Korrektues i Kosovës merr donacion nga SHBA-ja pajisje në vlerë prej 100 mijë dollarësh

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka përfituar pajisje në vlerë prej 100 mijë dollarësh nga Byroja për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit.

Sipas një njoftimi për media, kjo u arrit përmes një memorandumi bashkëpunimi mes drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçi dhe zëvendës-ndihmës sekretarin e SHBA-së, Jorgan Andrews.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që gëzon tash e disa vite në fushën e trajnimeve nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti nga Programi ICITAP&INL, ka pranuar donacionin e katërt me radhë, një kamionetë vinq-lift të tipit Iveko, 25 kompjuter, 2 laptop, 100 llampa elektrike të dorës, 300 palë pranga, si dhe pajisje të ndryshme të sigurisë, pajisje këto të cilat mbështesin fuqishëm reformën e zhvillimit të shërbimit korrektues, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi funksional, të besueshëm, efektiv dhe të vetëqëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë ceremonisë, Jorgan Andrews rikonfirmoi mbështetje të plotë dhe bashkëpunim edhe në të ardhmen.

“Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim që ta mbështes SHKK-në në rritjen e nivelit të sigurisë, përmirësimin e ambientit dhe kushteve të punës brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim.