Ditë më parë Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë ka pranuar një donacion nga Norvegjia me 525 pajisje të ndryshme mjekësore.
Donacioni përbëhet kryesisht nga karroca, rolatorë/shëtitore, karroca dhe karrige të WC-së, karrige të banjës, tavolina speciale etj. Në emër të donatorëve ishin prezent Besnik Ramadani dhe Agron Qyqalla nga Norvegjia, transmeton Koha.net.
Drejtoresha e Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, ka falënderuar bashkatdhetarët tanë të cilët çdoherë janë të gatshëm të na ndihmojnë. Ajo ka bërë të ditur se tashmë janë furnizuar 22 QMF-të dhe AMF-të e Komunës se Mitrovicës, po ashtu edhe 4 QMF dhe AMF në komunat veriore të Kosovës. Meqë i numri i pajisjeve të dhuruara ishte i madh, Komuna, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF në Mitrovicë, në bashkëpunim me donatorët, kanë shpërndarë shumicën e pajisjeve në këto vende:
- Spitalit rajonal të Mitrovicës,
- Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Prishtinë,
Edhe
Mërgimtarët ndihmojnë shëndetësinë në Mitrovicë
- Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Skenderaj,
- Handikos Mitrovicë,
- OJQ Down Syndrome Mitrovicë, dhe
- Organizatës së Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Mitrovicë
Edhe
Mitrovica ndihmon Prishtinën me pajisje për personat me aftësi të kufizuara
Po ashtu, një numër i madh i pajisjeve janë shpërndarë te qytetarët e komunës së Mitrovicës. të cilët kanë paraqitur kërkesë në QKMF Mitrovicë. Edhe pas shumë kërkesave të pranuara dhe të realizuara, QKMF Mitrovicë do të përpiqet t’i realizojë kërkesat e qytetareve aq sa ka pajisje.
Falë donatorëve nga Norvegjia, e po ashtu bashkatdhetarëve nga Norvegjia dhe Suedia, të cilët ndihmuan në bashkëfinancimin e transportit të pajisjeve, do të jenë mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilëve do t’iu jepen shërbime më të mira dhe t’iu sigurohet një jetë me e dinjitetshme.