Nisja e punimeve për renovimin e objektit të shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan ka bërë që udhëheqësit e kësaj shkolle dhe Komuna e Lipjanit ta organizojnë procesin mësimor me tri ndërresa.
Sipas zyrtarëve komunalë dhe udhëheqësve të shkollës, kjo praktikë e punës do të paraqesë telashe me shkurtim të orëve mësimore dhe telashe të tjera, mirëpo sipas tyre është e rëndësishme që objekti po rinovohej pas shumë vjetësh në pritje.
Rreth kësaj çështjeje nëpërmjet një reagimi, Albulena Kelmendi, këshilltare në KK të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje , ka thënë se sistemi arsimor fatkeqësisht në këta 20 vjetët e pasluftës ka pësuar në vazhdimësi degradim dhe rënie, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas saj, faktorët që kanë ndikuar në këtë rënie janë të shumtë, duke filluar nga keqmenaxhimi dhe mungesa e dijes për krijimin e strategjive që do të kontribuonin në ngritjen e cilësisë dhe edukim të mirëfilltë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)