Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA reagon ndaj fjalimit të Veselit në ceremoninë e përvjetorit të UP-së

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim – ORCA ka ndjekur ceremoninë e organizuar për përvjetorin e 49-të të Universitetit të Prishtinës.

“Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht dhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Z. Kadri Veseli. ORCA kundërshton praninë dhe fjalën e z.Kadri Veseli në ceremoninë e organizuar për përvjetorin e UP-së. Në asnjë protokoll dhe logjikë të menduar z. Veseli nuk i takon fjala në një ceremoni të tillë. Ne i bëjmë thirrje Rektorit, i cili ka qenë pjesë e listave të PDK-së në zgjedhjet nacionale, që të mos vazhdojë të sillet si kandidat i PDK-së në zgjedhje, por si një Rektor i një institucioni autonom arsimor”, thuhet në reagim.

LEXO EDHE: Veseli: S’mbrohet Kosova duke injoruar Amerikën

“ORCA ia rikujton Rektorit se garanca për vazhdimin e mandatit të tij deri në fund nuk buron nga PDK, por nga zbatimi me përpikëri i Statutit të UP-së dhe dispozitave të tjera ligjore në fuqi. Në të kundërtën, flirtimet e tilla me partitë në pushtet mund të rezultojnë në situata të vitit 2014, kur një paraardhës i tij ishte detyruar të jepte dorëheqje ndonëse e kishte përkrahjen e partisë me të cilën po flirton Rektori sot”, përfundon reagimi i ORCA-s.