Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka dorëzuar në Inspektorat të Arsimit ankesë lidhur me rizgjedhjen e kundërligjshme të 24 profesorëve në Universitetin e Prishtinës, raporton KTV.
Zëvendësdrejtori i ORCA-së, Gramos Bajçinca, ka thënë se ORCA ka dorëzuar një ankesë që ka të bëjë me të ashtuquajturën rizgjedhje në gradën e njëjtë akademik. Ai paralajmëroi se kjo organizatë do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të kundërshtuar avancimet e paligjshme.
Ndërkaq asistenti i Ministritë të Arsimit, Faton Fetahu, ka thënë se avancimet akademike janë përgjegjësi e Universitetit të Prishtinës, derisa vlerësoi lartë punën që po e bëjnë organizatat joqeveritare për monitorimin e arsimit në përgjithësi.
-
OCRA bëri ankesë për rizgjedhjen e 24 profesorëve në UP
-
ORCA: Këshilli Drejtues i UP-së ka pesë anëtarë ilegalë, të përsëritet zgjedhja e tyre
-
ORCA reagon ndaj kushteve të avancimit të profesorëve në UP, kërkon t'i kontrollojë vetë
-
Sipas ORCA-s, UP-ja do të paditet për shmangie të transparencës
-
ORCA publikon emrat e profesorëve meritorë të avancuar në UP