Opinioni i Pavarur Studentor ka fituar sërish zgjedhjet studentore që u mbajtën të martën, me 15 maj 2018, në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.
Në një garë të ngushtë që u zhvillua mes organizatave studentore në Universitetin e Prishtinës, sipas rezultateve të para preliminare, fituese e këtyre zgjedhjeve është Opinioni i Pavarur Studentor.
Udhëheqësi dhe themeluesi i Opinionit të Pavarur Studentor, Adnan Thaçi, tha se fitorja u takon të gjithë studentëve dhe se në këto zgjedhje humbi politika dhe organizatat të cilat udhëhiqeshin nga disa subjekte politike.
“Në këto zgjedhje nuk fitoi vetëm OPS, por fituan të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, fitorja u takon atyre që besuan në punën dhe përkushtimin tonë, dhe e mira e këtyre zgjedhjeve është se kanë humbur partitë politike që kanë mbështetur disa organizata studentore, dhe kanë fituar studentët e Universitetit. Kjo fitore nuk është mbërritja, por është vazhdimi i fillimit tonë” tha kryetari i OPS-së, Adnan Thaçi. Nga gjithsej nëntë (9) organizata studentore që kandiduan në këto zgjedhje, OPS ka dalë e para me vota në këto zgjedhje.
Ndryshe OPS ishte fituese e zgjedhjeve edhe në vitin 2016.
- Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb
-
Ky është rezultatit preliminar në Prishtinë
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Në përvjetorin e UP-së më shumë u fol për kaluarën heroike, sesa për rolin e ri
-
Studentët mbeten pa një numër shërbimesh, shkaku i grevës së punonjësve të IT-së