Koalicioni i tri organizatave të studentëve UDS-USPE-OPS ka fituar zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës, të organizuara të premten.
Ky koalicion ka marrë 43 për qind të votave nga mbi 13 mijë studentë që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Organizata tjetër, SKV, ka dalë e dyta me 26.77 për qind të votave. Organizata Reforma ka marrë 21 për qind, ndërsa PSUP-ja 6.75 për qind. ISP-UP ka dalë e pesta me 1.44 për qind të votave, sipas të dhënave preliminare.
Të drejtën e votës në këto zgjedhje e shfrytëzuan 50.8 për qind e studentëve.
Parlamenti Studentor është organi më i lartë përfaqësues i studentëve në Universitetin e Prishtinës. Përbërja e Parlamentit Studentor legjitimohet çdo dy vjet, nëpërmjet zgjedhjeve studentore që mbahen në universitet. Struktura e Parlamentit Studentor përbëhet nga 17 deputetë, 4 prej të cilëve janë pjesë e kryesisë së PS-UP-së, duke përfshirë kryetarin, dy nënkryetarë dhe sekretarin e përgjithshëm.
Përfaqësues të katër organizatave/ koalicioneve të mëdha e kanë komentuar procesin e votimit në “Java Sonte me Rronin” në KTV. Zgjedhjet janë organizuar në formë elektronike. Fillimi i procesit zgjedhor është shoqëruar me probleme teknike për dy orë.
Edhe
Studentët dyshojnë në organizatat studentore se janë të ndikuara politikisht
Të gjithë e kanë cilësuar digjitalizimin si sfidën kryesore për UP-në.
Ndërkaq, rektori Naser Sahiti ka thënë se i përkrah kërkesat e studentëve, për digjitalizimin. Përfaqësuesit kanë deklaruar se janë kundër afateve të parregullta të provimeve. Për këtë Sahiti ka dhënë zotimin që së shpejti në sistemin online të studentëve të përfshihen rezultatet e kolloviumeve dhe që të hiqen dy afatet, ai i prillit dhe ai i nëntorit.