Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita s’e pret, dështon raportimi i Bislimit në Komision

Ka dështuar raportimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, në Komisionin për punë të jashtme dhe diasporë të Kuvendit të Kosovës, lidhur me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Bislimi nuk është paraqitur me kohë në sallën ku ishte paraparë të mbahet mbledhja e deputetët e opozitës janë larguar nga aty para se ai të vinte.

Pushteti e opozita kanë pasur arsyetime të ndryshme sa i përket dështimit.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, deputetja e Vetëvendosjes, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se Bislimi ka qenë në mbledhje të Qeverisë dhe në ndërkohë po priste të arrihej kuorumi për të ardhur në raportim.

Ajo ka theksuar se është e paarsyeshme sjellja e deputetëve të opozitës, anëtarë të këtij Komisioni, që nuk e pritën Bislimin.

“Bislimi nuk është vonuar edhe pse ka vazhduar mbledhja e Qeverisë, ai ka qenë i gatshëm të vijë. Ne kemi qenë me u bashkëngjit deputetët me u bo kuorumi. Ata e kanë dëshmuar duke i bojkotuar marrëveshjet ndërkombëtare. Ata janë të gatshëm me i nënshkruar listat e me dal prej sallës, e jo me prit edhe dy tre minuta që të vijnë të gjithë. Nuk besoj që mund të flasim për mungesë të transparencës, sa herë i kemi fituar ministrat kanë ardhur në raportim. Bsilimi ka qenë në komunikim me mua, e me ka thënë që vjen për 2 minuta aty edhe pse ka qenë në Qeveri”, është shprehur Kryeziu, pas dështimit të mbledhjes.

Edhe Bislimi nuk paraqitet për raportim në Komisionin për Integrime LAJMET E MBRËMJES Bislimi nuk paraqitet për raportim në Komisionin për Integrime

Ndërsa deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se e lëshuan sallën pas 15 minutash, ngase Bislimi, sipas saj, është dashur të vijë me kohë në raportim.

“Duhet ta kemi parasysh që këtu përgjegjësi nuk ka, ngase në dialog janë ofruar dokumente në mbledhje të mbyllura”, është shprehur Kica-Xhelili. / EO