Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita s’e përkrah Rezolutën e pushtetit, thotë se ka synim forcimin e Thaçit në dialog

Opozita nuk do ta përkrahë draft-rezolutën e propozuar nga liderët e koalicionit qeverisës për dialogun me Serbinë.

LDK-ja thotë se nuk bëhet pjesë e ekipit qeveritar të dialogut.

Deputeti i kësaj partie Ismet Beqiri, ka thënë se vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje për të dalë nga kriza e thellë politike dhe institucionale, pasi pozita nuk ka legjitimitet për të udhëhequr me dialogun, raporton KTV.

“Ne kërkojmë që të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për rezolutën e propozuar nga opozita. Pra, as nuk e përkrahim këtë Rezolutë, e kuptohet, as nuk bëhemi pjesë e kurrfarë ekipi për dialog. Ne jemi për dialog, por jo për çfarëdo dialogu, aq më tepër, i udhëhequr nga këto institucione, ky koalicion i pakicës, koalicion që nuk ka legjitimitet politik, institucional dhe qytetar”, ka thënë Beqiri.

Edhe dy partitë e tjera opozitare, VV-ja dhe PSD-ja, përmes anëtarëve të tyre, në rrjetet sociale, kanë thënë se nuk e përkrahin draft-rezolutën e propozuar nga partitë në pushtet.

Lexo edhe: Kurti thotë se Thaçi mezi pret rezolutë të Kuvendit për ta shkelur

Edhe Qeveria VV-LDK synon ekip e platformë për dialogun me Serbinë, PDK-ja s'përfshihet Arbëri Qeveria VV-LDK synon ekip e platformë për dialogun me Serbinë, PDK-ja s'përfshihet

Por, sipas propozuesve, dokumenti ka për qëllim unifikimin e skenës politike në Kosovë.

Të shtunën, liderët e koalicionit qeverisës kanë hartuar një draft-rezolutë me 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog.