Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Lipjan akuzon Komunën për keqmenaxhim të parasë publike

Pas publikimit të raportit për shpenzimet e parasë publike në Lipjan për përudhën janar-qershor të këtij viti, kanë reaguar subjektet opozitare: Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja, me arsyetim se Komuna ka ngecur ta shpenzonte paranë publike sipas planifikimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas opozitës, shuma financiare prej 3 milionë e 315 mijë eurosh e planifikuar për projekte kapitale është keqplanifikuar për këtë periudhë të vitit, derisa janë shpenzuar vetëm një milion e 115 mijë euro, ndërkohë që në dhjetëra fshatra të kësaj komune banorët presin ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza, ujësjellës, infrastrukturë rrugore etj.

Ndërkaq në përgjithësi te linjat për mallra dhe shërbime për periudhën janar-qershor të këtij viti kanë mbetur të pashfrytëzuara rreth 460 mijë euro.

Nga ana tjetër, zyrtarët komunalë të Lipjanit kanë deklaruar se procedurat e prokurimit dhe sistemi elektronik i tij e kanë zvarritur procesin e alokimit të buxhetit, megjithëse tashmë në terren kanë nisur të gjitha projektet kapitale të planifikuara për këtë vit dhe deri në muajin dhjetor do të shpenzohet buxheti për të gjitha kategoritë sipas planifikimeve profesionale të Ekzekutivit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)