Mashtrim të radhës e ka quajtur opozita në Gjilan mirënjohjen që kryetari i këtij qyteti Lutfi Haziri pretendon se e ka marrë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Sipas opozitës, mirënjohja më e mirë që çdo kryetar komune mund ta marrë, është ajo nga qytetarët e tyre, raporton KTV.
Shefi i grupit të asamblistëve nga Vetëvendosje, Nevzad Isufi, ka thënë që kryetari i Gjilanit , Lutfi Haziri me këtë ka provuar që të mbulojë mospunën e tij.
Ndërsa, nga PDK-ja në këtë qytet, thonë se kjo nuk është hera e parë që kryetari bën mashtrime të tilla.
KTV-ja ka provuar që të marrë një qëndrim nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm e as nuk ka qenë në zyrën e tij këtu në komunë. Janë kontaktuar edhe zyrtarë të tjerë komunalë por kanë thënë që nuk janë kompetent që të flasin për këtë.
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka konfirmuar se Otto Von Feigenblatt, i cili u ndau mirënjohjen disa zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, në emër të Presidentit Donald Trump, nuk ka asnjë lidhje me qeverinë amerikane.
Edhe
Opozita në Gjilan komenton mirënjohjen, thotë se “janë mësuar me mashtrime nga Haziri”
Dhe se i njëjti po hetohet nga autoritetet e këtij vendi për mashtrim.
Por përkundër kësaj, Haziri e ka quajtur lajmin të rremë.