Komuna e Drenasit po synon që të ndryshojë stemën dhe vulën e saj zyrtare. Kjo, sipas kryetarit Ramiz Lladrovci, po bëhet që përfundimisht simbolet të bëhen sipas ligjeve në fuqi por opozita po e kundërshton një nismë të tillë, raporton KTV.
Asamblistë të partive opozitare, thonë se kryetari Lladrovci nuk e ka arsyetuar iniciativën dhe nuk e shohin të nevojshme që të preken simbolet kombëtare.
Por kryetari thotë se kjo çështje nuk ka të bëjë me patriotizëm, por se ka pasur kërkesa të vazhdueshme që stema dhe vula të ndryshohen.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, simbolet e komunës nuk duhet t’u përngjajnë atyre të shteteve të tjera apo komunave në Kosovë, e gjithashtu edhe Ligji për vulat zyrtare përcakton që në hapësirën e mesme të saj të vendoset stema e Republikës së Kosovës e jo shqiponja, sikur e ka aktualisht kjo komunë. Kjo temë është një prej pikave të rendit të ditës për mbledhjen e së premtes të Kuvendit Komunal të kësaj komune.
-
Lladrovci formon subjekt të ri, do të garojë për kryetar dhe asamble në Drenas
-
Lladrovci sfidon partinë e tij, paralajmëron kandidimin për kryetar të Drenasit
-
Mes përplasjesh e debatesh të forta votohet dhënia në shfrytëzim e pronave të paluajtshme në Drenas
-
PDK-ja ia bllokon Lladrovcit nismën për t’i dhënë për 99 vjet pronat komunale
-
Lladrovci paralajmëron hapa ligjorë ndaj KRU “Prishtina”