Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita kritikon Qeverinë për rritjen e tatimit në pronë

Partitë opozitare kanë reaguar pas rritjes së faturës së tatimit në pronë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, deklaroi se për një Qeveri të papërgjegjshme, rritja e tatimit në pronë ishte zgjidhje ideale.

Sipas tij, rritja e të hyrave të shtetit nëpërmjet tatimit, do të përshpejtojë edhe zbrazjen e Kosovës.

“Qytetarëve që po ballafaqohen me varfëri e rrethana të rënduara për shkak të inflacionit, Qeveria e Albin Kurtit ua rritë tatimin në pronë. Zgjidhje ideale për një qeveri të papërgjegjshme. Pra, ku është vështirë, ta bëjmë edhe pak më të vështirë. Kështu me gjasë do rriten të hyrat e shtetit, paralelisht me përshpejtimin e zbrazjes së Kosovës. Ju lumtë”, shkroi Tahiri në Facebook.

Ndërsa, koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, tha se dyfishimi i tatimit në pronë do të ju rëndojë edhe më tej gjendjen qytetarëve.

Sipas tij, kjo politikë e Qeverisë është shpërfillje për qytetarët.

Edhe LDK: Qytetarët paguan 33 për qind më shumë tatim në vitin 2023 sesa viteve tjera Arbëri 2 v. më parë LDK: Qytetarët paguan 33 për qind më shumë tatim në vitin 2023 sesa viteve tjera

“Kjo politikë e Qeverisë për t’i ngarkuar qytetarët me tatime më të larta në këtë kohë krize është vështirë e kuptueshme dhe flet më së miri për "kapacitetet e dobëta qeverisëse dhe shpërfilljen që kjo Qeveri po i bën vështirësive me të cilat po ballafaqohen qytetarët”. 

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thanë se Qeveria i ka dhënë edhe një goditje tjetër qytetarëve.

“Qeveria e paaftë ka filluar vitin e ri edhe me një rritje të ngarkesës tatimore për qytetarët e Kosovës. Kjo është edhe një godite tjetër ndaj papërballueshmërisë në kohën kur kosto e rritjes së çmimeve dhe kosto e jetesës ka arritur nivele rekorde në vend. Për shkak të rritjes së barrës tatimore – si rezultat i rritjes së vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave – qytetarët e Kosovës kanë filluar të pranojnë faturat e tatimit në pronë me rritje deri në dyfishim. Kjo ngarkesë shtesë, në kohë të krizës së çmimeve, është e papranueshme dhe e patolerueshme. Vendimet e Ministrisë pa koordinim, janë papërgjegjësi”, u tha në njoftim.

Sipas LDK-së, kjo politikë, me këtë shkallë të inflacionit, po paraqet një tjetër dështim të madh.

“Në kohë të papërballueshmërisë, ky është një veprim tjetër i papërgjegjshëm i pushtetit që tashmë veçse është larguar nga qytetari. LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të rishikoj të gjitha mundësitë ligjore për të pezulluar rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023, duke mos lejuar rritjen e ngarkesës tatimore në pronë për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu Ministria e Financave sa më shpejtë ta dërgojë ligjin e ri për tatimin në pronë në Kuvend në mënyrë që t’iu mundësohet komunave ulja e pragut të normës tatimore”.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. Ai tha se faturat e tatimit në pronë u dyfishuan, kur Kosova është në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vjetët e fundit.

“Ligji sigurisht se kërkon rivlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, rivlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët”, shkroi Hoti.

Edhe PDK: Rritja e barrës tatimore po i varfëron qytetarët Arbëri 3 v. më parë PDK: Rritja e barrës tatimore po i varfëron qytetarët

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, deklaroi se Ministria e Financave duhet të pezullojë rivlerësimin e fundit të patundshmërive.

Sipas saj, qytetarët nuk mund të përballojnë tatime më të larta.

“Në kohën e krizës ekonomike e sociale nëpër të cilën po kalon vendi, qytetarëve u janë rritë vetëm çmimet, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje e të të hyrave - janë rritë vetëm çmimet”, ka shkruar Bajrami.

Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, u shpreh se nëpërmjet tatimit në pronë, po rriten problemet e qytetarëve dhe po goditet mirëqenia e qytetarëve.

“Krejt padrejtë po rriten problemet e qytetarëve. Krejt padrejtë po goditet mirëqenia e qytetarëve. Krejt padrejtë e pandalshëm po u rëndohet jeta qytetarëve në të gjitha fushat. Vlerësimi i bazës tatimore (pronës) nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për vitin 2023 është rritur gati për 100%. Ky veprim tregon paaftësinë dhe keqqeverisjen aktuale, duke lënduar qytetarët e Kosovës në kohën e inflacionit rekord dhe duke kontribuar në thellimin e varfërisë në vendin tonë”, shkroi ai në Facebook.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se rritja e tatimit për pronat është sulm ndaj qytetarëve.

Edhe LDK-ja me rezolutë kërkon të pezullohet rivlerësimi i pronave Arbëri 3 v. më parë LDK-ja me rezolutë kërkon të pezullohet rivlerësimi i pronave

Ai shkroi në Facebook të martën se në vend që shteti të sigurojë zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve, po kthehet në instrument të varfërimit të qytetarëve.

“Logjika që kriza e shkaktuar nga inflacioni të kthehet barrë, jo vetëm e rritjes së çmimeve bazike, por edhe në vlerësimin e vlerës tatimore, është e pa bazuar, jo logjike dhe rënduese për qytetarët. Ka kohë që nxjerrja e parave nga xhepi i qytetarëve, po përkthehet si rritje e të hyrave buxhetore, si rritje ekonomike. Në vend se shteti të sigurojë vitalitetin e ekonomisë, e të garantojë mirëqenien e qytetarëve, ai po kthehet në instrument të varfërimit të qytetarëve. Nuk vlejnë rregulla të njëjta në kriza, bota njeh teori e shembuj të ndërhyrjes së shtetit, për të kapërcyer kriza, e jo praktika të krekosjes kur qytetari ka plot halle”, shkroi Tahiri.