Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita kërkon zgjerim hetimesh ndaj kryetarit të Novobërdës

Tri partitë opozitare në Komunën e Novobërdës kërkojnë nga prokuroria zgjerim të hetimeve ndaj kryetarit të Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq dhe kabinetit të tij, të cilin e akuzojnë për përfshirje në nepotizëm, keqpërdorim të buxhetit dhe shkelje të tjera ligjore, raporton Koha Ditore.

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) si dhe Aleanca për Kosovën e Re (AKR) vlerësojnë se nuk ka pasur asnjë lloj efekti dënimi me gjobë në vlerë prej 4 mijë e 500 eurosh, të cilin e kishte shqiptuar gjykata ndaj kryetarit të Komunës, i cili ishte gjendur fajtor për veprën penale të keqpërdorimit dhe konfliktit të interesit vitin e kaluar.

Sipas tyre, kryetari i Komunës është duke vazhduar të sfidojë ligjin dhe se tashmë është ngritur edhe një aktakuzë nga prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Këshilltari komunal nga radhët e VV-së, Abdyl Gashi deklaron se kryetari i Komunës ka vazhduar të rehatojë familjarët në institucionet publike dhe se ata kanë informata se drejtorët komunalë të cilët janë emëruar marrin paga pa vijuar procesin e punës...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore)