Agjencia Kundër Korrupsionit është duke e hetuar rastin e punësimit në komunë të gruas së kryetarit të Novobërdës, Svetislav Ivanoviq.
“Ne, këtë rast do ta trajtojmë sipas procedurave ligjor dhe ju do ta keni përgjigjen pas përfundimit të rastit”, ka thënë për televizionin drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli, raporton KTV.
Për këtë, Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
Nga kjo parti thonë se ndonëse është e punësuar, Vesna Ivanoviq nuk është parë asnjëherë në vendin e saj të punës.
Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviq, ka punësuar gruan e tij në drejtorinë e Inspektoratit.
Ka më shumë se 5 muaj që Vesna Ivanoviqi figuron në listën e të punësuarve në këtë institucion.
Edhe
VV-ja ngrit padi ndaj kryetarit të Novobërdës
Kryetari Svetislav Ivanoviq, nuk ka qenë në vendin e tij të punës për t’i dhënë KTV-së një shpjegim në lidhje me këtë.
As zyrtarë të tjerë të Komunës nuk kanë pranuar të flasin, duke thënë se vetëm kryetari i Komunës është i autorizuar të përgjigjet.
-
Vetëvendosje në Artanë me kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës për punësim të bashkëshortes
-
Opozita kërkon zgjerim hetimesh ndaj kryetarit të Novobërdës
-
Aktakuzë ndaj Svetisllav Ivanoviqit, kryetarit të komunës së Novobërdës
-
Aktakuzë ndaj Svetisllav Ivanoviqit, kryetarit të komunës së Novobërdës