Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar dorëheqje morale nga ushtruesit e detyrës së udhëheqësve të dikastereve të shëndetësisë pas rastit tragjik të mbrëmshëm ku në derën e Klinikës së Gjinekologjisë është vrarë mbrëmë një 35-vjeçare shtatzënë.
Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku është paraparë të shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2023, Zemaj tha se dorëheqje do të duhej të kishte edhe për rastin ku një fëmijë është abuzuar psikikisht nga një logoped.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se kur e dëgjojnë këtë shqyrtim është sikur në dëshirore.
“Nuk ka strategji. Kemi shumë probleme të identifikuara që fare nuk përmenden. I përshëndes iniciativat e reja por hajde ti funksionalizojmë këto shërbime që i kemi, shembull çështja e “stroke center” 5 orë në ditë funksionon. Kjo nuk është e çuditshme kur jemi pa ministër të shëndetësisë dhe është qartë se shëndetësia nuk ka qenë prioritet i kësaj qeverie”, tha Dreshaj. /KSP
Haxhiu: Pacientja 35 vjeçare është vrarë mbrëmë në duart e mjekëve
Dorëheqje morale të drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë ka kërkuar edhe Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili tha se pacientja 35 vjeçare është vrarë mbrëmë në duart e mjekëve.
Edhe
Opozita kritikon Qeverinë për gjendjen në sektorin e shëndetësisë
Ai tha se po të kishte ministër të shëndetësisë do të kërkonte dorëheqjen e tij.
Këto komente Haxhiu i bëri në Komisionin për Shëndetësi ku po mbahet diskutimin mbi projektligjin për buxhetin e vitit 2023 dhe ndarjet buxhetore për dikasterin e shëndetësisë, ku të pranishëm janë ushtruesit e detyrës së ministrisë se Shëndetësisë dhe ShSKUK-së.
-
Haxhiu për vrasjen e 35-vjeçares para Gjinekologjisë: Dështimi kryesor te Prokuroria
-
Opozita kërkon dorëheqjen e Kurtit pas rastit të foshnjës në Pejë
-
LDK-ja e bën përgjegjës Kurtin për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës, kërkon shkarkime
-
Haxhiu bën thirrje për raportim të hershëm të dhunës në familje