4 shtatori është dita kur opozita synon ta mbledhë Kuvendin e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, kundër negocimit të territorit të shtetit.
Kjo kërkesë e Lidhjes Demokratike, Vetëvendosjes dhe Partisë Socialdemokrate do t’i dorëzohet të mërkurën Sekretariatit të Kuvendit, raporton KTV.
Këtë lajm e ka dhënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, që ka konfirmuar se është harmonizuar teksti i rezolutës – ku thuhet se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës.
Përderisa partitë opozitare kanë bërë hapin e parë në përpjekjen e tyre për ta ndalur presidentin Hashim Thaçi, para takimit të radhës me homologun serb, Aleksandër Vuçiq, i pari i presidencës ka folur sërish për “lajmet e rreme”.
Opozita do të kërkojë mbështetje nga grupet parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, pasi, sipas opozitës, këto parti janë deklaruar kundër idesë për ndryshim të kufijve.
-
Opozita synon t’i kundërvihet me rezolutë propozimit të Qeverisë
-
Kuvendi sot për kufizimin e mandatit të Thaçit rreth territorit
-
Pushteti dhe opozita të përçarë ia mësyjnë seancës për dialogun
-
LDK-ja synon t’ia ndalojë Thaçit bisedimet për territorin, PDK-ja thërret për unitet
-
Opozita e bindur se nesër Kuvendi do të miratojë rezolutën kundër negocimit të territorit me Serbinë