Përfaqësuesit e partive opozitare në deklarimet e tyre pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit kanë bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti është ftuar për të raportuar në Kuvend për situatën në veri.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se të gjitha grupet parlamentare opozitare kanë kërkuar që të mbahet një seancë ku do të raportojë kryeministri Kurti për gjendjen në veri.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë, tha se si parti nuk do të rrimë duarkryq, duke shtuar se duhet të sanohet dëmi i shkaktuar nga Qeveria pas sanksioneve nga Amerika.
“Kemi kërkuar që të kemi një raportim nga Kryeministri për situatën e krijuar në veri. Nuk ka kurrfarë kuptimi që të mbahen seanca të rregullat pa pasur një raportim nga kryeministri për gjendje e shkaktuar. Këtë ja kemi lënë kryetarit të Kuvendit që të vendos më kryeministrin se kur do të mbahet seanca. Është shqetësues nga ajo që ka thënë Kurti për sekretarin amerikanë. Sot ne po e vuajmë të bërit politik nga Albin Kurti, veprimet që është duke i bërë po i shkaktojnë dëme Kosovës”, tha ai, raporton EO.
Sipas tij, agjenda ndërkombëtare e Kosovës është dëmtuar shumë dhe se vendi po kthen hapa mbrapa.
Edhe
Opozita sërish insiston në zgjedhje të jashtëzakonshme
“Sot 31 maj e gjen në ballinat me të mëdha botërore si një vend që është sanksionuar nga SHBA. Në nuk duhet të rrimë duarkryq duhet ta sanojmë dëmin që ka shkaktuar kjo Qeveri. Agjenda jonë ndërkombëtare është dëmtuar shumë, janë shqetësues dhe të dëmshëm me kosto shumë të madhe dhe do të na duhet vite e vite që të arrijmë aty ku kemi qenë”, theskoi Tahiri.
Ndërkohë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, tha se një kryeministër si Albin Kurti nuk i duhet vendit, siç theksoi ai, për shkak të sjelljeve të tij me ndërkombëtarët.
Ai në deklarimin e tij pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se me kërkesë të opozitës, të premten do të mbahet një seancë në të cilën Kurti do të raportojë për gjendjen në veri.
Sipas tij, situata në vend është shqetësuese dhe se institucionet duhet të sillen me përgjegjësi karshi ndërkombëtarëve, duke shtuar se sanksionet nga SHAB-ja janë të dëmshme.
“Sot e patëm një mbledhje të dështuar të Kryesisë. Ramë dakord që seanca të mbahet të premten ku po presim që të caktohet ora dhe do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës ku do të raportojë Kurti për gjendjen në veri, ka mbetur që të caktohet ora ... Situata në të cilën është duke kaluar vendi është shqetësuese. Një kryeministër i tillë nuk i duhet Kosovës, një sjellje e tillë me ndërkombëtaret është e pa pranueshëm. Ne po kërkojmë nga institucionet që të sillen me dinjitet dhe përgjegjësi. Si parti politike i dënojmë veprimet e dhunshëm huligane në veriun e Kosovës dhe përkrahim në mënyrë të pa rezervë të gjithë që merren me ruajtje e sigurisë dhe rendit. Sanksionet janë të dëmshme, si duke nga ajo që kemi informacion raportet me kryeministrin e Kosovës janë të lënduar në raport me ndërkombëtarët", tha Gashi.
Ndërkohë që kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se është e rëndësishme që për këtë Qeveri të nisë një mocion i mosbesimit si përgjigje për veprimet e saj.
Edhe
Tahiri: Kurti të dalë me sqarim për kërkesat e pesëshes evropiane dhe amerikane
Ai shtoi se sanksionet e SHBA-së e kanë goditur në themel shtetin.
“Ne nuk mund të sillem kishe nuk është duke ndodhur asgjë në këtë vend, gjendja është e jashtëzakonshëm dhe nuk mund të sillem zakonshëm. Për AAK është me rëndësi që të nis një mocion i mosbesimit për këtë Qeveri ... Sanksionet e kanë goditur në themel shtetin. Për AAK institucionet janë të shenjta. Nuk mund t’i japim mbështetje një kryeministri që i merr sanksione nga Amerika siç marrin armiqtë e saj. Një mocion i mos besimit është përgjigjja për këtë. Për t’u integruar veriu së pari është dashtë të integrohet politika e Kosovë”, tha ai.