Nëntë faqe në total janë ato që ekipi shtetëror për dialog ka marrë nga presidenti i Kosovës një ditë më parë, raporton KTV.
Aty janë të renditura temat për të cilat i pari i shtetit ka diskutuar nga qershori i 2018-s, në katër takime të zhvilluara në Bruksel.
Në faqen e katërt të këtij dokumenti të vogël të presidencës, është specifikuar se deri më tani, BE-ja dhe të dy shtetet e përfshira në këtë proces, nuk kanë prodhuar asnjë dokument të shkruar zyrtar i cili do të mund të konsiderohej si një draft fillestar për marrëveshje.
Por, LDK-ja thotë se një draft i tillë veç ekziston, e për këtë kanë marrë vesh nga vendet e QUINT-it.
Osmani thotë se ky ekip po i beson presidentit edhe më shumë se PDK-ja, e kjo po e habit edhe vetë presidentin.
Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, takimet e ekipit me presidentin tha se janë krejtësisht pa vlerë.
Edhe
Opozita e habitur me besimin që Ahmeti e Limaj kanë ndaj Thaçit
Ajo thotë të habitet me ata që po i besojnë presidentit, njeriut që, sipas saj, ka dëshmuar se di të bëjë gjithçka vetëm që ta shpëtojë vetën.
Haxhiu tha se Vetëvendosje nuk e pranon ekipin për dialog, ndërsa kundërshtimi për ta do të rritet dyfish.
Ka paralajmëruar kundërshtime, si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.