Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj beson se anëtarët e Ekipit për dialogun do t’i kenë dokumentet e Thaçit

Një tjetër takim ka mbajtur Ekipi Shtetëror për dialogun, kësaj radhe në zyrat e Nismës Socialdemokrate, raporton KTV.

Dhjetë anëtarë të këtij ekipi, duke përjashtuar bashkëkryesuesin Shpend Ahmeti, kanë diskutuar rreth një orë për platformën shtetërore për dialogun, por pa rezultate konkrete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nikoqiri i takimit, Fatmir Limja, ka thënë pas takimit se ai ka qenë i rregullt dhe se beson se shumë shpejt platforma do të jetë e gatshme për Kuvend.

Por, burrat e këtij ekipi ende nuk i kanë parë dokumentet e dialogut që ka zhvilluar tash e shumë kohë presidenti Thaçi.

Limaj ka thënë se do t’i kenë të gjitha dokumentet që ka edhe presidenti, pasi që ekipi i Presidencës është duke i përgatitur të njëjtat për t’ua dhënë në posedim atyre.

Limaj ka thënë se e rëndësishme është që Kosova të ketë një zë të vetëm në këtë dialog, për ç’gjë është shprehur i sigurt se do ta kenë.

Ai ka shtuar se nuk ka mandat për të folur nëse në dialog do të përfshihet edhe çështja e kufijve.

Në anën tjetër, grupi i asamblistëve të LDK-së, i ka kërkuar kreut të Prishtinës që të zgjedhë mes Prishtinës dhe Ekipit negociator.

Kjo pasi, sipas tyre, me angazhimin e tij në këtë përbërje, ka lënë anash punën e kryetarit, për çka LDK-ja i bën thirrje edhe Ministrisë së Administratës Publike të rekomandojë dorëheqjen nga njëra pozitë të Ahmetit.