Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita e akuzon Ahmetin për mos-shpenzim të duhur të buxhetit

Komuna e Prishtinës gjatë periudhës prill - qershor 2018, ka shpenzuar mbi 15 milionë euro.

Nga to rreth 4 milionë euro, i ka shpenzuar në investime kapitale, raporton KTV.

Raporti buxhetor financiar për këtë periudhë i cili u është dorëzuar asamblistëve të Kuvendit Komunal, për LDK-në tregon trendin negativ të realizimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Opozita kërkon që për të njëjtin kryetari Shpend Ahmeti, të raportojë në Kuvendin Komunal e jo të mbajë konferenca shtypi.

Megjithatë konferenca të tjera për të raportuar punën gjashtëmujore të Komunës në shumë sektorë ka paralajmëruar Ahmeti.

Ai bashkë me drejtorin e Investimeve Kapitale kanë prezantuar disa nga projektet që janë përfunduar brenda kësaj periudhe.

Edhe Komuna kritikohet që për 3 muaj shpenzoi vetëm 9.5 milionë euro në investime kapitale Arbëri Komuna kritikohet që për 3 muaj shpenzoi vetëm 9.5 milionë euro në investime kapitale

Ndërkohë mos rishikimi i buxhetit nga Qeveria mund të shkaktojë probleme në realizimin e projekteve kapitale të Komunës, megjithatë kryetari Ahmeti është shprehur i bindur se Komuna do të ia dalë të menaxhojë mirë me projekte.

Ai ka thënë se Qeveria është frikësuar ta bëjë rishikimin për shkak të mungesës së votave.