Këshilltarët opozitarë në Kuvendin e Fushë-Kosovës janë përqëndruar kryesisht në dy fusha: arsim e shëndetësi, kur po diskutohej për raportin e punës së vitit 2017 të kryetarit të kësaj komune, Burim Berisha.
Shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Mehdi Lahu, ka thënë se edhe pas kaq shumë vjetësh nuk janë zgjidhur shumë probleme të arsimit në këtë Komunë. Sipas tij, ende ka klasa me më shumë se 40 nxënës, shkruan sot Koha Ditore.
“E keni përmend aneksin e shkollës ‘Mihal Grameno’ që nuk i plotëson standardet. Për këtë ua ka ndalë punët edhe Ministria. Po ashtu nuk i keni konsultuar fare banorët për atë objekt shkollor. Ende nuk kemi parafillor nëpër shkollat e Fushë-Kosovës. E vetmja shkollë që ka parafillor në komunën tonë është ajo e Lismirit. Ende e kemi vetëm një erdhe publike me kaq shumë banorë”, ka thënë Mehdi Lahu.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Latifi e AAK-së akuzon Berishën e LDK-së për emërime partiake në shkolla
-
Asnjë shkollë në Fushë-Kosovë nuk ka klasa për parashkollorë
-
Pushteti në Fushë-Kosovë akuzohet për mosfunksionalizim të mësimit parafillor
-
Jep dorëheqje drejtori për Arsim në Fushë-Kosovë pas mosmarrëveshjeve me kryetarin e Komunës
-
Klasat në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë me nga 46 nxënës