Organi Shqyrtues i Prokurimit ka refuzuar kërkesën e parashtruar nga Komuna e Prizrenit për shqiptimin e masës së diskualifikimit një-vjeçar nga pjesëmarrja në prokurim publik ndaj operatorit ekonomik "Limit&B". Komuna e Prizrenit ka kërkuar ndërmarrjen e një mase të tillë me pretendimin se ky operator ka paraqitur të dhëna të rreme apo dokument të falsifikuar, transmeton koha.net.
Një gjë e tillë është mohuar nga përfaqësuesit e operatorit ekonomik në fjalë, të cilët janë ankuar në Gjykatë administrative për kompensim dëmi dhe në Prokurori me pretendimin se shefi i prokurimit ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Ndërsa Gjykata e tenderëve ka vlerësuar se nuk ka ndonjë fakt nga institucionet kompetente që do të vërtetonin këtë pretendim, dhe si rrjedhojë nuk ka mundur as të procedojë me masën e kërkuar nga autoriteti kontraktues.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.