Specialistët e Ekipeve për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive (EOD) të Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në bashkëpunim me specialistët e Ekipit të EOD-së, nga kampi amerikan “Bondsteel”, kanë realizuar një operacion të përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive të cilat janë gjetur nga ekipet e EOD-së, në rajone të ndryshme të Kosovës.
Siç thuhet në komunikatë, në këtë operacion janë demoluar 16 mjete të kalibrave të ndryshëm të cilat kanë qenë rrezik permanent për jetën e qytetarëve.
“Demolimet janë realizuar në fshatin Halilaq, të organizuar në dy cikle. Operacioni i demolimit ka shkuar sipas planifikimit dhe është realizuar me sukses. Për të përcjellë nga afër këtë operacion, prezent ishte edhe komandanti i kampit ,,Bondsteel’’, koloneli Macaraeg, koordinatori për Deminim nga ,,Film City’’, A. Cipri, zëvendës komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), nënkolonel Bajram Bekteshi, si dhe komandanti i Kompanisë së Deminimit, major Gëzim Sada”, thuhet në komunikatë.
{gallery}
-
Shkatërrohet bomba 907-kilogramëshe në Merdar
-
FSK-ja demolon mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera
-
FSK-ja nis punën për çminimin e zonave me mjete eksplozive
-
Një qytetar has në pesë bomba në Junik, largohen nga ekipet e deminimit
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Harilaq të Lipjanit, intervenon KFOR-i dhe FSK-ja