Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OKB-ja ia ka njohur të drejtën Kosovës për Ushtri, thotë Thaçi

Komandanti Suprem, Hashim Thaçi, ka një mision të pazakontë në Ushtrinë e re të Kosovës.

Ai ka veshur uniformën e kuzhinierit dhe misioni i tij është t’ua shërbejë drekën oficerëve dhe nënoficerëve të Forcës.

Pasi ka përfunduar detyrën, ka drekuar edhe vetë, por ardhja e tij në Kazermë nuk ishte vetëm për këtë, në fakt ai ka ardhur t’u tregojë pjesëtarëve të Forcës se ka vendosur të kërkojë rritje pagash për ta.

Kërkesa e tij është mirëpritur nga kryeministri Haradinaj, i cili ka thënë se kabineti i tij asnjëherë nuk kursen për sigurinë e vendit.

Nga Kazerma “Adem Jashari”, ai ka folur edhe për takimin e OKB-së, ku, sipas tij, Kosovës iu njoh botërisht e drejta për ta pasur ushtri.

Edhe Thaçi takon gjeneral Ramën, së shpejti nisë rekrutimi i ushtarëve të rinj Arbëri Thaçi takon gjeneral Ramën, së shpejti nisë rekrutimi i ushtarëve të rinj

Thaçi ka folur për ballafaqimin e parë publik me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, duke shtuar se ka folur për një të vërtetë që i ka ndodhur Kosovës.

Ai ka insistuar se ato që i ka thënë në OKB, ia kishte thënë disa herë Vuçiqit dhe prapa kamerave në takimet e Brukselit.

Forca e Sigurisë së Kosovës, zyrtarisht ende nuk e ka marrë mandatin ushtarak, pasi pakoja ligjore ende nuk e ka marrë firmën e presidentit.

Presidenti ka theksuar se do t’i nënshkruajë ligjet në momentin kur pakoja të arrijë në zyrën e tij.

Edhe Thaçi kërkon rritjen e bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në Arbëri Thaçi kërkon rritjen e bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në

{gallery}