Pejë, 10 prill – Pika e dytë e rëndësishme për informim të vizitorëve për ofertat turistike në Pejë, e quajtur “Porta perëndimore”, që gjendet në afërsi të Patrikanës, nga komuna planifikohet që t’u ofrohet në shfrytëzim për aktivitetet e organizatave jo qeveritare, që veprojnë me projekte të veta në fushën e turizmit.
Kjo qendër e vizitorëve, që menaxhohet nga Komuna e Pejës, vitin e kaluar nuk ka qenë rregullisht e hapur. Para vitit të ri ajo ka hapur dyert serish për vizitorë pas më tepër se 8 muaj, por tashti vetëm gjatë ditëve të punës dhe me orar të zakonshëm që punohet edhe në administratën komunale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë atë qendër të vizitorëve aktualisht është duke punuar një shërbyes civil i Administratës Komunale, e jo i zyrës së turizmit, i cili e mban hapur atë qendër turistike për nevoja të informimit të vizitorëve për ofertat dhe pika turistike në Pejë, përfshirë edhe shpërndarjen e broshurave turistike.
Me qëllim që të zgjatet jo vetëm orari i punën së asaj qendre, por edhe funksionimi i saj edhe ditëve të fundjavës, sipas drejtorit të Zhvillimit Ekonomik, Artan Gashi, “Porta perëndimore”, do t’u ofrohet për shfrytëzim edhe organizatave joqeveritare, që kanë projekte vetëm për turizëm.
Kjo qendër e vizitorëve është ndërtuar, më 2013 nga Komisioni Evropian dhe me participim prej 10 për qind të Komunës së Pejës në këtë projekt në vlerë prej 540 mijë euro. “Porta perëndimore” ka funksionuar në kuadër të projekti “Dukagjini and Rugova Valley Access Action Program” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).