Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Priten drurët te Qendra e Vizitorëve në Pejë

Pikës së dytë me rëndësi për informim të vizitorëve për ofertat turistike në Pejë, e quajtur “Porta perëndimore”, që gjendet në afërsi të Patrikanës, në orët e mëngjesit të ditës së mërkurë, një person ende i panjohur, duket se ka tentuar t’i sharrojë të gjithë drurët përreth kësaj qendre të vizitorëve.

Rasti i është paraqitur edhe në polici, e cila në vend ngjarje mblidhte informata për identifikimin e mundshëm të autorit.

Gjatë natës kjo qendër është e mbyllur dhe nuk ka roje në të. Burim i mundshëm i zbulimit të autorit, janë kamerat e pikës së kontrollit të pylltarisë, disa metra më lartë objektit të kësaj qendre.

Një punëtor i sigurimit të asaj pike të pylltarisë i tregoi “Kohës Ditore” se kolegu i tij i ndërrimit të natës e ka vërejtur personin që kishte prerë njërin dru dhe kishte nisur ta sharrojë edhe drurin tjetër me një sharrë dore.

Përveç kësaj qendre të vizitorëve, në kuadër të atij projekti ishte punuar në Pejë edhe “Shtegu i shëndetit” dhe janë sinjalizuar të gjitha shtigjet për ecje në territorin e Rugovës...(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Artikuj të ngjashëm