Para takimit me kryetarët e komunave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar të shtunën Qendrën Informative të Turizmit dhe Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës.
Në Qendrën Informative të Turizmit, kryeministri Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare përfituese nga projektet e Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë - Mali i Zi, që është program në kuadër të MAPL-së.
Po ashtu, takoi operatorët turistik të turizmit malor dhe përfaqësuesit e Zyrës së Turizmit në Komunën e Pejës.
Sipas një komunikate të Qeverisë, në takim u bisedua për mundësitë dhe ofertat e turizmit malor në Pejë, ndikimin në zhvillimin e ekonomisë lokale, si dhe propozimet për mbështetjen institucionale në sektorin e turizmit.
“Gjatë vizitës në Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës, u theksua rëndësia e mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore. Kryeministri takoi Fatos Lajçin, drejtor ekzekutiv i Environmental Responsible Action Group (ERA Group), që e menaxhon këtë kompleks. Krahas detajeve për funksionimin e kompleksit dhe potencialit turistik të tij, Lajçi e njoftoi kryeministrin edhe për aktivitetet dhe angazhimin e ERA Group në mbrojtje të faunës dhe florës në Bjeshkët e Nemuna. Në këto dy takime u ritheksua gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të rritur angazhimin e përbashkët në shërbim të produkteve të reja turistike, ku do të përfshiheshin asetet më të rëndësishme turistike të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
-
Kurti: Investimet në teknologji do ta bëjnë Pejën epiqendër të inovacionit në Dukagjin
-
Kurti dhe kryeministri i Malit të Zi flasin për rrugën e përbashkët të integrimit evropian
-
Kurti në Mal të Zi, do të marrë pjesë në Samitin BE - Ballkani Perëndimor
-
Kurti në Mal të Zi për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor
-
Kurti diskuton me ministrat për zgjedhjet në veri