BE ka nominuar OJQ-të nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për programet më me ndikim në integrimin e romëve, ndër të cilat edhe Advancing Together nga Kosova, bëri të ditur kjo organizatë përmes një njoftimi për medie.
OJQ nga Kosova Advancing Together është nderuar me çmim nga Këshilli i Evropës ne Bruksel, si njëri nga dy programet me më ndikim në përmirësimin e jetës studentore nga programi Roma Versitas Kosovo, duke siguruar mundësi të barabarta për komunitetin rom në Kosovë.
Advancing Together, duke u mbështetë në punën ekipore, përkushtimin dhe angazhimin e të gjithë ekipit ka arrite që sot të jetë një ndër organizatat me programet edukative më të mira në përfshirjen e komunitetit rom në Kosovë në arsimin e lartë përmes mentorimit/tutorimit, trajnimeve profesionale dhe kurseve të gjuhëve të ndryshme.
Për informatat më të hollësishme në linkun e mëposhtëm:
http://www.advancing-together.org/evente/