Arbëri

Ofiqarja e cila kurorëzoi mijëra çifte për më shumë se 30 vjet

Ishte viti 1989 kur për herë të parë Shpresa Demolli e filloi punën si ofiqare në Komunën e Prishtinës.

Që atëherë e deri tash, mijëra çifte i thanë “po” njëri-tjetrit në prani të saj.

Edhe pse ka mbi 30 vjet që e ushtron këtë profesion, secila herë e kurorëzimit të çifteve mbetet e veçantë për të.

Gjatë sezonit të verës, kur mërgimtarët vijnë kurorëzimet bëhen çdo ditë, për dallim të ditëve të tjera të vitit.

E përjashtime bëhen edhe në data më të veçanta.

11 nëntorin e 2011-s, Demolli e ruan në kujtesën e saj. Kjo, ngase terminët për kurorëzime ishin të shumta, e secili çift dukej më mirë se tjetri, rrëfen ajo.

Përmendësh i di edhe fjalët drejtuar çifteve në ditën e kurorëzimit.

E të shumtë janë ata që Shpresën e mbajnë në mend vjet pas kurorëzimit

E përmbushur ndihet nga profesioni që e ka zgjedhur, e kjo vërehet edhe nga pamja kur e ka një çift përballë.