Sipas zyrtarit për lidhje të martesave në ofiqarinë e Pejës, Shaban Qorraj, deri në mesin e muajit gusht janë lidhur 270 martesa. Ky numër sipas tij, ishte arritur vitin e kaluar në fillim të muajit shtator. Vitin e kaluar në ofiqarinë e Pejës janë lidhur gjithsej 583 martesa. Pothuajse i njëjtë ka mbetur edhe numri i martesave, që po lidhen jashtë dhe ato pastaj po regjistrohen në këtë ofiqari, shkruan sot Koha Ditore.
Deri në mesin e gushtit, sipas Qorrajt janë regjistruar 157 martesa të lidhura ne vendet e jashtme. Gjatë tërë vitit të kaluar, siç tregon Qorraj, janë regjistruar gjithsej 274 martesa të lidhura jashtë.
“Rreth 70 për qind të martesave që i kemi regjistruar janë lidhur në Gjermani”, tregon Qorraj vendit me numër më të madh të martesave të lidhura të qytetarëve të kësaj komune. Për dallim nga numri i martesave, për të cilat është përgjegjës vetëm një ofiqar, të dhëna të tjera në ofiqarinë e Pejës për numrin e certifikatave të tjera të lëshuara, nuk jepen. Jo që nuk duan, por nuk i kanë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.