Autoritetet e Kosovës janë duke u përgatitur ta “bombardojnë” me raporte komisionarin e Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn, kur në fillim të dhjetorit ai do ta vizitojë Prishtinën.
Kjo me synimin për ta ulur skepticizmin e vendeve të BE-së në lidhje me vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për kosovarët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Krahas kësaj, zyrtarë shtetërorë kanë ndërmarrë një ofensivë takimesh me zyrtarë të këtyre vendeve, me qëllimin që çështja e vizave të vihet në agjendën e mbledhjes së fundit për sivjet, të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të Këshillit të BE-së, i paraparë të mbahet më 6-7 dhjetor.
Komisionarit Hahn do t’i dorëzohet Raporti mbi shkallën e përmbushjes së Agjendës Evropiane të Reformave (ERA) për vitin 2018, por edhe lista e reformave që do të përfshihen në ERA-n e 2019-s. Asnjëri dokument nuk është final. Qeveria ka paralajmëruar ta përditësojë të parin, me qëllimin për ta rritur shkallën e zbatimit nëpërmjet një agjende urgjente të Kuvendit, ndërsa të dytin nuk pritet ta finalizojë deri atëherë./Besnik Krasniqi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “Koha Ditore”)
-
Komisionerja Kos javën që vjen pritet të vizitojë Kosovën për herë të parë
-
Të hënën BE-ja pritet t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës
- Koha për “reset” në raportet e Kosovës me BE-në
-
KE-ja përgatit heqjen graduale të masave ndaj Kosovës
-
KE-ja po e përgatit planin për heqjen e 50 për qind të masave ndaj Kosovës