Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OEAK: Zhvillimi i infrastrukturës rrugore ndikon drejtpërdrejt tek bizneset

Me qëllim të informimit të bizneseve me zhvillimet e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës në Kosovë, planet e ardhshme si dhe ndikimin që ato kanë në aktivitetin biznesor, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi sot një tryezë diskutimi me Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se Ministria e Infrastrukturës është një ministri e rëndësishme për sa i përket operimit të bizneseve, duke shtuar se viteve të fundit janë bërë investime të shumta që përmirësojnë infrastrukturën transportuese në vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lekaj, njoftoi të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit të Ministrisë që ai drejton në përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës transportuese rrugore, hekurudhore dhe ajrore.

Ai tha se është duke u punuar shumë për adresimin e sfidave dhe problemeve që bizneset hasin për sa i përket infrastrukturës, duke përmendur mes të tjerash edhe mirëmbajtjen e rrugëve. Ai foli për përfitimet për qytetarët dhe bizneset nga autostrada me Shqipërinë, si dhe përfundimin e shpejtë të autostradës në drejtim të Maqedonisë, por edhe autostradat e tjera në të cilat Ministria që ai drejton është duke investuar për momentin, si ajo e Gjilanit dhe Dukagjinit. Ai, siç thuhet në komunikatë, po ashtu foli për investimin e Ministrisë në zgjerimin e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili do të mundësojë operimin e fluturimeve edhe në kushte më të rënduara atmosferike, ndërsa theksoi se fokusi i Ministrisë do të jetë në shtimin e masave të sigurisë në infrastrukturën rrugore.

Duke falënderuar Odën Amerikane për organizimin e diskutimit, ai u shpreh se dialogu i drejtpërdrejt ndërmjet Ministrisë dhe bizneset mundëson marrjen e rekomandimeve direkte nga ana e tyre, duke ndihmuar kështu Ministrinë në përmirësimin e legjislacionit por edhe implementimin më të mirë të ligjeve ekzistuese.