Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën mes autoriteteve kosovare dhe serbe.
Sipas një njoftimi për media, OEAK thotë se beson fuqishëm se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të shtuara ekonomike për të dyja vendet, e sidomos për kompanitë e sektorit privat që operojnë në secilin vend.
“Njohja reciproke, tregtia pa barriera dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike vetëm se do të e përmirësojnë perceptimin për të dy vendet në sytë e investorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj”, thuhet në njoftim.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se çdo marrëveshje që lejon integrim ekonomik të rajonit, e hap potencialin e të gjitha vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike.
-
OEAK: Marrëveshja e Washingtonit sjell përshpejtim të rritjes ekonomike
-
Ambasada amerikane në Gjermani e quan historike marrëveshjen Kosovë Serbi
-
Oda Amerikane mirëpret vendimin e Qeverisë për ndyshim të masës së sigurisë për mallrat serbe
-
Oda Amerikane: Bllokimi i kosovarëve nga Serbia pengon stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian
-
Oda Amerikane: Kosova ta kuptojë rëndësinë e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë