Në kuadër të Forumit Ekonomik kosovaro-austriak, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci i shoqëruar nga një delegacion i Odës Federale Ekonomike të Austrisë, i prirë nga menaxheri regjional për Evropën Jug-Lindore, Konstantin Bekos kanë vizituar të enjten Innovation Centre Kosova (ICK).
Me këtë rast, transmeton kp, drejtori Ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu ka njoftuar delegacionin austriak me punën dhe të arriturat e kësaj qendre, duke theksuar se potenciali rinor që ka Kosova ka nevojë për më shumë programe inovative.
Ai tha se kjo qendër shërben si inkubator për idetë e reja për biznes dhe deri tani ka ofruar më shumë se 120 kurse trajnimi. Begu tha se programet e ICK-së mbështeten nga donatorët, ndërsa nënvizoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e ministrit Stavileci.
Nga ana e tij, menaxheri i Odës Federale Ekonomike Austriake, Konstantin Bekos vlerësoi punën e ICK-së dhe shprehu interesimin e institucionin që drejton për të mbështetur programe të tilla që kanë për qëllim zhvillimin e ideve të reja, veçanërisht në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit.
-
Bëhu pjesë e ICK-së! Apliko në thirrjen për bizneset startup
-
Teknologjia e informacionit, trend në rritje me nevojën për kuadro të reja
-
Veseli: Kosova do të jetë qendër e inovacionit në Ballkan
-
Suedia vazhdon përkrahjen për ICK-në me 1.4 milionë euro
-
Rukiqi kërkon më shumë prezencë të bizneseve austriake në Kosovë