Trendi global në zhvillim i sektorit të Teknologjisë së informacionit (TI), po e ndjek edhe Kosova. Me popullatën me moshën mesatare më të re në Evropë, sipas ekspertëve të kësaj fushe, Kosova ka potencial të madh për zhvillimin e këtij sektori, i cili konsiderohet prej të paktëve me bilanc pozitiv tregtar në vend.
Kompanitë kosovare të Teknologjisë së informacionit, kryesisht, janë të angazhuara në tregjet e eksportit, duke ofruar shërbimet e tyre në tregun ndërkombëtar.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), Uranik Begu, beson se Kosova duhet të ketë “vizion të qartë për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së informacionit, si bartëse të zhvillimit ekonomik”, pasi, sipas tij, ky sektor krahas vetës, zhvillon edhe sektorët tjerë.
“Popullsia e re është një parakusht. Ajo që është shumë me rëndësi, ky sektor duhet të shihet si një bartës..., duhet një vizion i qartë për zhvillimin e sektorit, si bartës i zhvillimit ekonomik, si një sektor që zhvillohet jo vetëm në vete, por i zhvillon edhe industritë tjera dhe përmirëson edhe konkurrueshmërinë e bizneseve tona ekzistuese, si në fushën ndërtimit, shëndetësisë, e shumë fusha të tjera, por në të njëjtën kohë krijon edhe vende pune të qëndrueshme, të cilat do të ishin atraktive që rinia të mbetet në Kosovë dhe të synojë mërgimin”, vlerëson Begu.
- Çarjet e para në sektorin e TIK-ut në Kosovë?
-
Certifikohen 200 të rinj në modulet e avancuara të gjuhëve programuese
-
Mjeku në Forumin e Bledit: Mbi 80% e kompanive të sektorit të TIK-ut eksportojnë shërbimet
-
Forbes: Kosova, shembull se si të rinjtë mund ta transformojnë industrinë e teknologjisë
-
Potenciali ynë post-pandemik qëndron në fushën e teknologjisë informative dhe kapitalin e ndërlidhur njerëzor