Oda Ekonomike Amerikane u ka dërguar shkresë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës ku ka shprehur shqetësimet lidhur me iniciativën për heqjen e ndalesës për importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet.
Kjo odë thotë se një ndryshim i tillë do të rriste nivelin e ndotjes së ajrit dhe se do të kishte ndikim edhe në aspektin e sigurisë te qytetarët.
“Oda Amerikane dëshiron ta përsërisë qëndrimin e saj se ndryshimi i Ligjit nr. 05/L-132 do të rriste nivelet e ndotjes të cilat edhe ashtu raportohen më të larta dhe në periudha të caktuara të vitit, si ajo e dimrit të kaluar, krijojnë shqetësime për qytetarët. Implikimet e tilla në mjedisin rrethues do të kishin implikime edhe në aspektin e sigurisë dhe shëndetit për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, një veprim i tillë do të ishte edhe në kundërshtim me iniciativat brenda Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimeve të gazrave që lirohen nga automjetet e lehta dhe të rënda”, thuhet në reagim.
Oda Amerikane po ashtu ka thënë se beson fuqishëm joefikasiteti i veturave të vjetra do të minimizonte çfarë përfitimi afatshkurtër që do të mund të gjenerohej nga lejimi i importit të veturave të tilla. “Prandaj u kërkon Deputetëve të Kuvendit të Republikës që të mos e jetësojnë iniciativën e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal”.
-
Oda Amerikane kërkon nga deputetët të mos miratojnë lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet
-
OEAK mirëpret moslejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet
-
Oda Amerikane kërkon shtyrjen e ndryshimit të Ligjit për importin e veturave të vjetra
-
Oda Amerikane thërret: Mos lejoni import veturash më të vjetra se 10 vjet
-
Kundërshtohet nisma e Lushtakut për lejim të importit të veturave më të vjetra se 10 vjet