Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka shkruar në Facebook se liria e shprehjes dhe liria e shtypit janë thelbësore për të drejtat e njeriut dhe bazën e demokracisë.
“Gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbajtjen e qeverive llogaridhënëse”, ka shkruar O'Connell.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i kujtoj të gjithë ata që luftojnë për të vërtetën, kundër censurës dhe frikësimit, shpesh duke u përballur me kërcënime dhe dhunë”, ka përfunduar ambasadori në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
“Rezistenca në Kosovë...” shfleton shtypin e fshehtë midis ideologjisë e lirisë
-
Haradinaj: Pushteti i Kurtit po planifikon ta ngufasë lirinë e shtypit
-
Gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve
-
Haxhiu: Kur lajmi ngatërrohet me manipulim, demokracia dobësohet
-
AGK-ja: Fushatë e pandalshme e Qeverisë dhe VV-së për delegjitimim të punës së gazetarëve