Këshilltari për siguri shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë përparime në dialogun mes dy vendeve.
“Liderët e Serbisë dhe të Kosovës tashmë po bëjnë progres. Bisedat tona këtë mëngjes kishin në qendër forcimin e raporteve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet e mëtejme pasdite”, ka thënë këshilltari për siguri shtetërore, Robert O’Brien, bëhet e ditur përmes një postimi në Twitter nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë.
“The leaders of #Serbia and #Kosovo are already making progress. Our conversations this morning centered on bolstering economic ties and #EconomicNormalization. Looking forward to further discussion this afternoon.” – NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/IiinYFzK2n
— NSC (@WHNSC) September 3, 2020
Në fotografi shihet se zyrtarët e dy shteteve janë ulur afër e përballë zyrtarëve amerikanë.
Para takimit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte thënë se ka pritje pozitive, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë se “dorëzimi nuk është opsion”.
-
O’Brien: Angazhimi i Hotit dhe Vuçiqit në dialog sjell përfitime për Kosovën e Serbinë
-
Këshilltari amerikan Robert O’Brien mirëpret takimin mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë
-
Koci: Serbia në avantazh sa i përket raportit me SHBA-në
-
Rubio e Vuçiqi bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Sorenseni e Vuçiqi diskutojnë për “hapat e nevojshëm” për avancim raportesh Kosovë-Serbi