Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Objekti i Qeverisë ndriçohet në nderim të 1617 të zhdukurve

Për të shënuar Ditën e të Zhdukurve në Kosovë, 27 prillin, objekti i Qeverisë është ndriçuar të mërkurën mbrëma, duke e vënë theksin te numri 1617, që përkon me numrin e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi të mërkurën se duke e nxjerrë në dritë krimin e luftës ndaj shqiptarëve mund të shtyhet ndërgjegjja ndërkombëtare “të kërkojë pastrimin e ndërgjegjes dhe trupit të shteteve agresore dhe gjenocidale”.

“Trupi i territorit të Serbisë ishte dhe ende është përplot me trupa të pajetë të njerëzve tanë, të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer. Shumë janë zbuluar e nxjerr prej atje. Dhe kështu duhet të vijohet", tha Kurti

Më 27 prill të 1999-s kishte ndodhur Masakra në Mejë të Gjakovës, që llogaritet më e madhja e luftës në Kosovë. U ekzekutuan 376 persona.