Projekti i ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj ka mbetur peng i objektit të pensionistëve, i cili po e pengon ndërtimin e një rrethrrotullimi në qendër të qytetit.
Ky projekt është kritikuar vazhdimisht nga opozita me arsyetim se ekzekutivi ka keqplanifikuar derisa askush nuk e di saktësisht se ku do të përfundojë ky projekt. Ndërkohë Komuna dhe Shoqata e Pensionistëve në këtë qytet pas negociatave kanë arritur një marrëveshje për rrënimin e objektit të vjetër në pronësi të kësaj shoqate, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrënimi i këtij objekti në rrugën “Ramadan Rexhepi” ka për qëllim ndërtimin e një rrethrrotullimi.
Ndërkohë në të ardhmen Komuna ka planifikuar t’i rrënojë edhe gjashtë objekte të tjera publike si: QKMF-në, Spitalin, Emergjencën primare etj., me qëllim të ndërtimit të parkut të qytetit që lidhet sërish me projektin “Bashkimi i qytetit”.
Rrënimi i objektit të pensionistëve pritet të bëhet gjatë ditëve në vazhdim derisa të kompletohet dokumentacioni. Drejtuesit e kësaj shoqate kanë thënë se Komuna do t`ua paguajë qiranë e zyrave në një lokacion tjetër derisa t’ia ndërtojnë një objekt të ri dhe po ashtu po ua kompenson edhe qiranë e disa lokaleve afariste, të cilat kanë operuar në këtë objekt.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)