Komunarët e Fushë-Kosovës e kanë shndërruar objektin që ishte i dedikuar për çerdhe në arkiv të Administratës komunale.
Ky objekt nuk ishte hapur asnjëherë për çka ishte destinuar, ndërkohë që këshilltarët e partisë në pushtet nuk e kanë miratuar kërkesën e organizatës “Terr des Hommes” që t’i jepej në shfrytëzim ky objekt për projektin për Qendrën ditore për mbrojtjen e fëmijëve me qëndrim në rrugë. Por ata e kanë votuar vetëm kërkesën e kryetarit, Burim Berisha, (që ishte miratuar në KPF) që ai të ridestinohet për arkiv, shkruan sot Koha Ditore.
Para se të merrej ky vendim, shefi i GK të VV-së, Durim Hajra, ka thënë se janë para dy mundësive: të mbështesin një projekt social ku përfitues do të jenë shumë fëmijë e familje që kanë nevojë për ato shërbime që ofron kjo organizatë, apo të mbështesin një projekt që ia ndërron ambientin e punës një personi që është i angazhuar apo do të angazhohet të punojë në arkiv.\Nexhat Tovërlani.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ndërtimi i çerdhes në Petrovë të Shtimes përplas pozitën e opozitën
-
Opozita ankohet për mosveprim nga pushteti në Fushë-Kosovë për themelimin e ndërmarrjes komunale
-
Stadiumi i Fushë-Kosovës shpallet zonë me interes publik
-
Ndërtimi i çerdhes publike mbi varrezat e vjetra në Petrovë nxit reagim
-
Fushë-Kosova synon t’i shtojë tri drejtori duke ndryshuar Rregulloren